Flash News

KRYESORE

Mustafa nuk i mbyll derën negociatave me Kurtin për qeverinë

Mustafa nuk i mbyll derën negociatave me Kurtin për qeverinë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nuk e përjashton mundësinë që bisedimet me lëvizjen Vetëvendosje të vazhdojnë, por ai e bën të qartë se nuk do të lejojë që partia e tij të nënçmohet.

“Jo pse ne kemi ndonjë nevojë të veçantë apo të domosdoshme që të bashkëqeverisim, por sepse qytetarëve të Kosovës u duhet një qeveri. Mirëpo në asnjë rast nuk do të lejojmë që LDK-ja të nënçmohet.

Ne kemi thënë që do të pranojmë se do të heqim dorë nga secila Ministri e jona mirëpo vota jonë pastaj lidhet me një program qeverisës, me sigurinë qeverisëse, që ajo qeveri të udhëhiqet mirë dhe mbi të gjitha duhet të komunikojmë”, tha Mustafa në KTV.

Sa i përket propozimit të VV-së për kryetarin Kuvendit, Mustafa sqaroi se si parti e parë, i takonte VV-së që ta bënte propozimin në bazë të Kushtetutës.

Të fundit