Flash News

KRYESORE

Mustafa: Të gjitha marrëveshjet me VV-në bien poshtë

Mustafa: Të gjitha marrëveshjet me VV-në bien poshtë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ndihet i befasuar nga fakti që lëvizja Vetëvendosje propozoi kryetarin e parlamentit. Ai tregoi se as vetë, e po ashtu asnjë nga partia nuk e priste që VV-ja do ta propozonte kryeparlamentarin.

Mustafa informoi se për shkak të këtij veprimi, gjithçka do të nisë nga fillimi me VV-në, e të gjitha marrëveshjet e arritura me Albin Kurtin bien poshtë.

“Gjithsesi duhet të bëhet marrëveshje e re lidhur me përgjegjësitë, por ka nevojë edhe te programi qeverisës. Çdo gjë është e hapur, edhe mundësia që të dalim në opozitë, ta bëjmë një opozitarizëm shumë të mirë, të suksesshëm”, deklaroi lideri i LDK-së.

Më herët, Kurti tha se do të takohet me Mustafën, për të folur për koalicionin që do të sjellë edhe formimin e qeverisë.

Të fundit