Flash News

KRYESORE

Mustafa: VV-ja dështoi për t’ia hedhur fajin LDK-së, duam ndarje të balancuar të përgjegjësive

Mustafa: VV-ja dështoi për t’ia hedhur fajin LDK-së, duam

Kreut të LDK-së Isa Mustafa nuk i ka pëlqyer mesazhi në video i kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili tregoi arsyet se përse negociatat mes të dyja partive dështuan.

Mustafa tha se në fakt ka dështuar strategjia e VV-së, që “në disa raste, i ka shpërfillur rregullat për të cilat ishte rënë dakord.

“Për LDK-në dhe për mua, negociatat nuk kanë dështuar. Ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe bujare në negociata dhe për t’ia hedhur fajin LDK-së.

Asnjë prej kërkesave tona nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si kërkesë ndaj Vetëvendosjes, për shkak se Vetëvendosja nuk i ka fituar të gjitha përgjegjësitë, ajo ka fituar rreth 1/4 e votave dhe jo më shume, dhe pothuajse aq ka fituar dhe LDK-ja. Prandaj, kërkesat tona kanë konsistuar dhe do të konsistojnë në ndarjen e balancuar të përgjegjësive, konform rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit.’, tha ai.

Mustafa tregon ato çfarë partia e tij kërkon për të formuar koalicionin.

“Ne mendojmë se ndarja e balancuar e përgjegjësive, konform rezultatit të zgjedhjeve, rezulton në këtë formulë, Kryetari i Kuvendit, Presidenti, kur të mbetet pozita e lirë, dhe gjysma e qeverisë duhet t’i takojnë LDK-së, nëse Vetëvendosje dëshiron mbështetjen e LDK-së për t’ia besuar asaj drejtimin e ekzekutivit dhe gjysmën e Qeverisë.

Ndryshe, marrëveshja do të ishte e pabalancuar dhe nuk do të siguronte stabilitet qeverisës, as funksionim demokratik të institucioneve kryesore. Ne jemi gati për negociata.”

Të fundit