Flash News

KRYESORE

Mustafaj mbështet qëndrimet e Metës dhe Bashën: Qeveria ka humbur kontaktet me realitetin

Mustafaj mbështet qëndrimet e Metës dhe Bashën: Qeveria ka

Analisti Besnik Mustafaj vlerëson lëvizjet e presidentit Meta, që ka kthyer disa ligje të mazhorancës. Sipas tij, këto veprime të kreut të shtetit janë shumë pozitive duke marrë në konsideratë edhe faktin që opozita tashmë është jashtë parlamentit dhe nuk ka aftësi penguese për to në komisionet përkatëse.

Ashtu si Basha, Mustafaj mendon se zgjidhja e krizës mund të vijë nga krijimi i një qeverie tranzitore dhe dënimi i politikanëve të përfshirë ne blerje votash, ndërkohë qe fton edhe komunitetin ndërkombëtarë të jetë më aktiv.

“Presidenti  Ilir Meta është shumë aktiv, sepse mungon opozita në parlament. Presidenti me kthim ligji është brenda rregullave. Bashkohem me konkluzionin e Presidentit, që thotë se : zgjedhjet janë zgjidhja dhe opozita duhet të bashkohet drejt rrugës për të rrëzuar regjimin e instaluar nga kryeministri. Nuk mund të këtë zgjedhje, pa krijimin e një qeverie kujdestare dhe në kushtet kur ata: që të gjithë personalitet në PS, ministra dhe zyrtarë, që kanë dalë në përgjime nuk kanë shkuar para drejtësisë. Dy kushtet e opozitës janë të drejta. Qeveria nuk i lexon zemërimet e qytetarëve. Në kushtet kur të dyja palët janë një luftë llogoresh, por jo luftë dinamike, unë nuk pres që të ndodh ndonjë gjë e madhe . Unë pres që opinion ndërkombëtar duhet të jetë më i qartë mbi atë që po ndodh në Shqipëri”, deklaroi ai ne rubriken "Opinion" ne News 24.

Të fundit