Flash News

KRYESORE

Mustafaj: Në fund të muajit kemi gati listën me kandidatët e PD, do çojmë në Kuvend njerëz dinjitozë

Mustafaj: Në fund të muajit kemi gati listën me kandidatët e

Anëtari i Komisionit të Përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike, Besnik Musfataj, ka deklaruar se në fund të muajit do të jetë gati lista e emrave dhe do i dërgohet Kryesisë së partisë.

Mustafaj ka pranuar se sot ka shumë njerëz të pakënaqur ndaj qeverisë, por jo të gjitha janë vota për PD-në dhe trupa duhet të jetë shumë përfaqësuese që të shkojnë në zgjedhje edhe masa gri.

Ai shtoi më tej se po përpiqen të çojnë në Kuvend njerëz dinjitozë, që jo t’i japë rehati në qeverisje kryeministrit të ardhshëm, Bashës, por që do t’i japë rehati programit, demokracisë në përgjithësi.

“Po ecet mirë, kemi hyrë në fazën përfundimtare, nga 1000 e ca kandidatë, do të kalohet te 300 e pak. Do të zgjidhet një korpus politikë, që do të votohet nga partia. Informimi për secilin kandidat është shumë i gjerë. Besoj se po ecim mirë, në fund të muajit do të kemi gati listën për t’ia dërguar Kryesisë së partisë për zgjedhjet.

Zgjedhja e një liste përfaqësuese është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne nuk shtojmë emra, ne mund të zgjedhim vetëm emrat e ardhur nga propozimet në seksionet dhe grupseksionet e PD. Buka që do të gatuajmë ne është brumi që kanë gatuar ata. Nesër nuk mund të na kërkojnë llogari neve për emra që nuk i kanë propozuar. Ne po ecim ngadalë, sepse ka shumë kandidime të vlefshme. Trupa duhet të jetë shumë përfaqësuese, që jo vetëm demokratët të motivohen, të shkojnë në zgjedhje e të votojnë, por edhe masa gri të votojë. Unë kurrë nuk kam parë kaq shumë njerëz të pakënaqur ndaj qeverisë, por jo të gjitha janë vota për opozitën, deri tani.

Përveç standardit që mund të kemi ne që përzgjedhim kandidatët, ne po mbajmë parasysh edhe tablonë që na paraqet parlamenti i sotëm. Njeriu më i rëndësishëm parlamentar i PS është Taulant Balla, ku kualitet i tij është shumë i ulët, pa i përmendur këto të opozitës së re, si Kujtim Gjuzat, etj. Ne ecim me perspektivën që do të fitojë PD. Ne po përpiqemi të çojmë njerëz dinjitozë. Ne nuk jemi aty për të zgjedhur një trupë që do t’i japë rehati në qeverisje kryeministrit të ardhshëm, Bashës, por që do t’i japë rehati programit, demokracisë në përgjithësi”, tha Mustafaj në News 24.

Mustafaj tha se të gjithë do t'i nëmshtrohen shqyrtimit të komisionit nga zero edhe parlamentarë që janë prej disa mandatesh.

"Absolutisht, të gjithë do t’i nënshtrohen shqyrtimit tonë, si çdo kandidat tjetër, madje edhe parlamentarë që janë prej disa mandatesh. Të gjithë do t’i nënshtrohen nga zero, janë vetëm 4-5 të përjashtuar, me vendim të partisë. Programin ekonomik të PD po e hartojnë ekspertë shumë të mirë të CDU. Programi do të marrë parasysh edhe eliminimin e gropave të qeverisë, por edhe ristartimin." tha Mustafaj.

Të fundit