Flash News

KRYESORE

Mustafaj: Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Rama, asnjë hap për të mënjanuar krizën

Mustafaj: Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Rama, asnjë hap për

Shkrimtari dhe diplomati, Besnik Mustafaj, ka komentuar situatën politike në vend dhe protestën e opozitës. I ftuar në rubrikën “Opinion” në televizionin Neës 24, Mustafaj e vuri theksin te problemet që shkakton mungesa e opozitës në zgjedhje. Ai ntha se zgjedhjet pa pjesmarrjen e opozitës lënë të papërfaqësuar gjysmën e shqiptarëve dhe mungesa e saj në parlament shkakton krizë politike. Ndërkohë kryeministri Rama duket krejtësisht i painteresuar për këtë situatë.

“Gjatë 29 ditëve ne nuk kemi asnjë hap afrimi për të mundësuar një kompromis midis palëve. Pas një muaji protestë mund të shtohet vetëm shqetësimi, pasi shohim një qeveri absolutisht të painteresuar për kërkesat e opozitës. Nëse Rama i bën zgjedhjet pa opozitën, atëhere realisht vendi nuk ka zgjedhje”, tha Mustafaj.

Të fundit