Flash News

KRYESORE

Mustafaj: Populli pret shumë nga SPAK, paketa anti-shpifje e rrezikshme

Mustafaj: Populli pret shumë nga SPAK, paketa anti-shpifje e rrezikshme

Shkrimtari Besnik Mustafaj shpreson që SPAK (Struktura e Posaçme Anti Korrupsion) të veprojë sa më parë, pasi shqiptarët presin shumë e nuk duan zhgënjim.

“Lajm i mirë, por i vonuar. Unë shpresoj që prokurorët në SPAK do të kenë integritetin dhe profesionalizmin për drejtësi. Për ngritjen e SPAK, u gëzua jo vetëm Taulant Balla dhe shumica, por edhe opozita. Gjithë populli po pret, e shpresojmë që të mos na zhgënjejnë”, tha ai në News 24.

Ish ministri i Jashtëm mendon se hetimet duhet që të nisin me qeveritarët, të cilët aktualisht janë në pushtet.

“Puna duhet nisur nga politikanët që janë në pushtet. Në mendimin tim, SPAK duhet të fillojë me njerëzit që janë në pushtet. SPAK e ka mbështetjen e elitave intelektuale, e ka mbështetjen e popullit”.

Mustafaj u ndal edhe te paketa anti-shpifje, të cilën e konsideron të rrezikshme.

“Ky është një ligj jashtëzakonisht i rrezikshëm. Legjislacioni shqiptar e dënon shpifjen. Kryeministri do të ndëshkojë fjalën e lirë dhe të fusë frikën. Në 25 vende të BE penalizohet shpifja, por ama penalizohet nga ligji, gjykata dhe jo nga AMA. Pastaj në ligj nuk përcaktohet se çfarë është shpifje. Me këtë kriter, që kryeministri quan shpifje, AMA do të penalizojë. Ky ligj demoralizon gazetarinë investigative”, shtoi ai.

Të fundit