Flash News

KRYESORE

Mustafaj: Protesta ishte e suksesshme, tashmë Ministri i Brendshëm është moralisht më i dobët

Mustafaj: Protesta ishte e suksesshme, tashmë Ministri i Brendshëm

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka folur për protestën e zhvilluar së fundmi nga opozita. Në rubrikën ‘Opinion’, në News 24, Mustafaj, tha se protesta ishte organizuar mirë teksa e cilësoi atë si të suksesshme.

“Ishte protestë e organizuar mirë, prostatë që luante edhe me show-n edhe me parullat dhe mesazhet e hedhura. Ishte një sukses kjo protestë”, tha Mustafaj.

Ai u shpreh gjithashtu, se pas kësaj proteste, Ministri i Brendshëm është moralisht më i dobët. “Pas kësaj proteste, ministri i Brendshëm është moralisht më i dobët sesa më parë. Sesi e lexon zoti Xhafaj, këtë nuk e di”, deklaroi Mustafaj.

Ish-ministri i Jashtëm vlerësoi gjithashtu edhe vendimin e opozitës për të mos bojkotuar Kuvendin dhe komisionet parlamentare duke e cilësuar këtë si shenjë pjekurie.

Të fundit