Flash News

KRYESORE

Mustafaj: Të gjithë politikanëve u është propozuar teza kufijve; Rama lehtësisht i manipulueshëm

Mustafaj: Të gjithë politikanëve u është propozuar teza

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj deklaron se ideja për korigjimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë është e parealizueshme. Në një prononcim për emisionin “Express Intervista” në KTV në Kosovë, ai zbulon se teza i është paraqitur secilit politikan ne Shqiperi dhe Kosove, por është marrë parasysh vetëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama.

“Unë besoj që çdo njeri, që ka qenë ministër i Jashtëm, ia kanë paraqitur këtë gjë, mirëpo askush nuk e ka përfillur. Ata kanë gjetur presidentin Hashim Thaçi për t’ia paraqitur këtë ide, dhe Rama është i dyti, i cili e ka marrë parasysh”, thekson  Mustafaj, duke shtuar se  nuk ka ndjeshmëri dhe nuk e kupton interesin dhe territorin e kombit:  “Eshtë kollaj i manipulueshem”.

Mustafai kritikoi edhe marrëveshjet mes dy qeverive, që i cilësoi si sipërfaqësore, ndërsa nënviozi se politikanët shqiptarë të dy vendeve nuk lexojnë libra.

“Në Francë injorantët nuk kanë mundësi të fitojnë zgjedhje sepse duhet të lexojnë shumë libra, por në shoqërinë shqiptare politikanët që njoh unë, me shumë pak përjashtime, nuk lexojnë libra. Po të lexonin, sidomos romane politike, atë do ta kishin si pasqyrë për të parë gabimet e veta”, përfundoi Mustafaj.

Të fundit