Flash News

KRYESORE

Mustafaj: Vizita e Ramës në Gjermani, pa ndikim. Vendet e BE-së kanë monitorim personal të zhvillimeve në Tiranë

Mustafaj: Vizita e Ramës në Gjermani, pa ndikim. Vendet e BE-së

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, thotë se vizita e kryeministrit Rama në Gjermani nuk do të ketë ndikim sa i takon qëndrimit që do të mbajnë vendet e BE-së pas rekomandimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Mustafaj tha se vendet e BE-së bëjnë monitorim të vetin për situatën në Shqipëri dhe sipas tij nuk është ligjërimi i Ramës ai që do i bëjë të ndryshojnë mendim.

“Rama në ankth dhe këtë e shoh te nxitimi për të shkuar në Gjkermani. Gjermani ka ndikim dhe te vendet e tjera.

Vizita do ketë zero ndikim. Vendet e BE, përveç monitorimit të komisioneve europiane, bën monitorimin e vet se kanë ambasada në Tiranë. Kanë monitorim personal të zhvillimeve në vend.

Nuk është ligjërimi i Ramës që do i bëjë të ndryshojnë mendim”, tha MUstafaj.

Të fundit