Flash News

KRYESORE

Muxhahedinët: Marrëveshje e shëmtuar që përgatit terrenin për akte terroriste kundër refugjatëve të PMOI-MEK në Shqipëri

Muxhahedinët: Marrëveshje e shëmtuar që përgatit

Muxhahedinët në Shqipëri kanë reaguar sa i takon një programi të transmetuar në televizionin britanik Channel 4 në datën 6 shtator.

Në deklaratën e shpërndarë thuhet se ky program është prodhuar sipas një marrëveshjeje të shëmtuar me regjimin fashist fetar të Iranit për të përgatitur terrenin për akte terroriste kundër refugjatëve në Shqipëri.

“Më 6 shtator, televizioni britanik Channel 4 transmetoi një program kundër MEK. Ky program është prodhuar sipas një marrëveshjeje të shëmtuar me regjimin fashist fetar të Iranit për të përgatitur terrenin për akte terroriste kundër refugjatëve në Shqipëri. Programi përmbante lajme absolutisht të rreme, si dhe përsëriste fjalë për fjalë të njëjtat gënjeshtra që Ministria iraniane e Inteligjencës ka shpërndarë kundër MEK për dekada të tëra.

Të gjithë personat e intervistuar në program janë agjentë të njohur të Ministrisë iraniane të Inteligjencës, dhe lidhja e tyre me regjimin është nxjerrë në shesh që më përpara në deklaratat e Komitetit të Sigurisë dhe Anti-terrorizmit të NCRI”, thuhet ndër të tjerash në deklaratën e shpërndarë nga muxhahedinët.

Më tej, thuhet se më 2 shtator 2018 dhe përpara se programi të transmetohej, Komiteti i NCRI-së për Sigurinë dhe Anti-terrorizmin lëshoi një deklaratë ku shpjegonte qëllimin e këtij programi.

Të fundit