Flash News

KRYESORE

Muzeu i Shkencave/ Hipokrizia e Ramës, ja ç’thoshte dikur, kurse tani dha leje për këtë kullë

Muzeu i Shkencave/ Hipokrizia e Ramës, ja ç’thoshte dikur,

Rreth 7-8 vjet më parë, kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës Edi Rama shkoi te Muzeu i Shkencave të Natyrës, ku e vlerësoir si absurd vendimin e dhënë nga Gjykata e Lartë në favor të pretenduesve për pronën dhe kërkoi që presidenti i atëhershëm i Republikës Bamir Topi të ndërhynte për çështjen.

“Duhet përfshirja në të e Akademisë së Shkencave dhe e gjithë njerëzve të shkencës dhe të kulturës për ta mbrojtur këtë pasuri. Nga ana tjetër, duhet rruga e shqyrtimit shumë të imët të të gjitha fakteve, që kanë çuar në këtë vendim absurd. Pasi pa pasur absolutisht asgjë kundër pronarëve, ne nuk mund të jemi qorr dhe shurdh karshi kësaj pasurie dhe karshi kërkesës së fëmijëve, brezave që do vijnë, të cilëve ia u kemi borxh atdheun bashkë me të gjitha pasuritë e tij”- theksonte atëhere kreu socialist.

Por tani me vendim të KKRT-së së udhëhequr prej tij në truallin e ish-Muzet të Shkencave të Natyrës do të ngrihet kompleksi “Garden Building”, me një lartësi që shkon deri në 24 kate dhe profesor Idriz Haxhiu nuk e imagjon dot sesi një aset i tillë shkencor, puna për të cilin ka nisur që në vitet 40, të zëvendësohet me tulla e beton.

“Unë nuk mund të kaloj aty se ka ikur Muzeu. Unë nuk shkoj, nuk kaloj dot aty. Unë kam një dhimbje të jashtëzakonshme për atë pasuri të jashtëzakonshme”, shprehet ish-drejtori i Muzeut të Shkencave.

Sot Muzeu i Shkencave të Natyrës është zhvendosur në godinën e ish-Ansamblit të Ushtrisë, pranë Tregut Elektrik. Ky muze përmban rreth 3000 lloje speciesh dhe çdo vit vizitohet nga rreth 2500 persona.  

Të fundit