Flash News

KRYESORE

Muzika e lartë dhe motorët e ujit, Xhafaj tregon masat e policisë për sezonin turistik

Muzika e lartë dhe motorët e ujit, Xhafaj tregon masat e policisë

Plotë shtatë ministra, plus edhe kryeministri, ishin në Orikum ku njoftuan planin e masave të marra nga qeveria për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, tha se do të ketë kontrolle të rrepta sa i takon lëvizjes së motorëve të ujit si dhe zhurmave gjatë sezonit turistik.

“Kemi forcuar masat për një kontroll shumë të fortë ndaj motorëve të ujit, deri në sekuestrimin e tyre, duke marrë shkas nga viti i kaluar kur ka pasur edhe pushues që kanë humbur jetën. Do të ketë masa shumë më të forta lidhur me mjedisin në zonat turistike lidhur me zhurmat. Do të ketë edhe lehtësi të lëvizjes në pikat kufitare për shqiptarët, kosovarët, por edhe për turistët e huaj. Do të ketë një kontakt edhe me operatorët turistë për të marrë masa për lehtësira”, deklaroi Xhafaj.

Të fundit