Flash News

KRYESORE

‘Muzika nuk vret’, vendimi i qeverisë për mbylljen e klubeve të natës pritet me protestë përballë Kryeministrisë

Sot qeveria mori vendimin për të mbyllur klubet e natës, si edhe ndalimin e muzikës në çdo ambient ta hapur apo të mbyllur pas orës 20:00.

Vendimi nuk është pritur mirë nga këngëtarët por edhe artistët të tjerë. Si pasojë sot është thërritur një protestë para kryeministrisë.

Protesta mban sloganin “Muzika nuk vret”. Nuk dihet se kush e organizon protestën, por ajo do të mbahet në orën 20:00 përpara Kryeministrisë. Në të janë ftuar të marrin pjesë këngëtarë, kantautorë, instrumentisë por edhe punonjës si kamarierë apo banakierë që preken nga ky vendim.

Të fundit