Flash News

KRYESORE

Muzika tradicionale shqiptare e sazeve dhe iso- polifonia debutojnë në Londër

Muzika tradicionale shqiptare e sazeve dhe iso- polifonia debutojnë në

Pothuajse tre dekada që nga rënia e komunizmit, një grup muzikantësh popullorë nga Shqipëria i quajtur SAZ'ISO, po përpiqet të hyjë në skenën muzikore botërore”, bën të ditur sot BBC. Sipas saj ky grup interpreton këngë dhe melodi tradicionale nga qytetet e Shqipërisë Jugore. Ata u sollën nga Shqipëria, thotë BBC, nga producenti i njohur muzikor i Londrës, producenti i Pink Floyd, Joe Boyd, për të regjistruar një album me muzikë tradicinonale shqiptare dhe iso-polifoninë labe. Gjithashtu ky grup do të interpretojë edhe në StLuke's, Qendra Barbican në Londër, brenda disa javësh.

Realizuesit e këtij projekti janë Joe Boyd, Andrea Goertler, Edit Pula dhe akademiku Vaso Tole si konsulent. Grupi përbëhet nga Sazet e Korçës (Telando Feto në klarinete, Aurel Qirjo në violinë, llahute dhe dajre) dhe ķëngetaret e Permetit, Donika Pecollari, Ardiana Thanasi dhe Robert Tralo.

CD-ja e këtij grupi ka dalë nga shtypi dhe do të promovohet në Tiranë, fillimisht më 20 tetor 2017 e më pas edhe në vedne të tjera.

Të fundit