Flash News

KRYESORE

Muzikë dhe alkool, argëtimi i Ramës dhe ministrave në Gjirokastër

Muzikë dhe alkool, argëtimi i Ramës dhe ministrave në

Në datën 21 dhe 22, kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat ishin në qarkun e Gjirokastrës. Axhenda nisi mesditën e së hënës, ku Rama u ndal fillimisht në Libohovë, për të vijuar më pas në Dropull ndërsa u mbajt edhe mbledhja e qeverisë. Në Gjirokastër, Rama mbajti edhe dëgjesën publike ndërsa në mbrëmje u shfaq në një intervistë në Abc News.

Mësohet se pas përfundimit të intervistës në Abc News, kryeministri Rama i është bashkuar festës së organizuar në një prej lokaleve të Gjirokastrës, ku të pranishëm ishin edhe ministrat si dhe deputetët dhe drejtues të PS-së së qarkut. Rama ka qëndruar afro një orë në këtë festë, ku nuk ka munguar muzika dhe alkooli, ndërsa më pas është larguar në drejtim të hotelit.

Ditën e sotme, ai u ndal në Tepelenë ndërsa turin në qarkun e Gjirokastrës e përfundoi me një ndalë në fshatin Ballaban.

Të fundit