Flash News

KRYESORE

Myftaraj, Manjani dhe Demiraj zbulojnë përfshirjen e Gjiknurit dhe Ahmetajt në dy skandale

Myftaraj, Manjani dhe Demiraj zbulojnë përfshirjen e Gjiknurit dhe

Analisti Kastriot Myftaraj dhe dy ish-ministrat Dritan Demiraj dhe Ylli Manjani kanë zbuluar në emisionin ‘360gradë’ në Ora News, se dy ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj janë përfshirë në dy skandale të ndryshme.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Gjiknuri, sipas Myftarajt është përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ dhe ky fakt do bëhet publik së shpejti.

Ndërkohë, sa i përket ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, Myftaraj foli për një raport të Bankës Botërore ku flitet për bashkëpunim të zyrtarit të qeverisë me lobe që punojnë kundër NATO-s në Ballkan.

Debati:

Kastriot Myftaraj: Një ministër i rëndësishëm i qeverisë, e kanë në përgjime, që ka mbuluar zonën e Vlorës...

Dritan Demiraj: Më shumë se një.

Ylli Manjani: Mos merret gjë me infrastrukturën?

Myftaraj: Merret edhe me atë, me energjinë...

Myftaraj: Tani problemi është këtu, zoti Manjanit do t’i them një tjetër sekret që do të plasë shumë shpejt. Keni qenë ministër, a keni qenë ndonjëherë në dijeni që ka ardhur nga Banka Botërore, e informuar nga FBI, për një ministër shqiptar që është akoma ministër, për të cilin është thënë se jo është vetëm i korruptuar, por i lidhur me lobe financiare që punojnë kundër NATO-s në Ballkan. Për këtë shkresë janë të informuar katër veta dhe unë po e quaj ‘ValiLeaks’, sepse mua më ka ardhur si rrjedhje nga zyra e shefes së kabinetit të kryeministrit. Bëhet fjalë për Arben Ahmetaj.

Manjani: U mor vesh...

Të fundit