Flash News

KRYESORE

Myftiu i Shkodrës: Qyteti është përfshirë prej një mjegullnaje të zymtë, të kthejmë vlerat e besimit

Myftiu i Shkodrës: Qyteti është përfshirë prej një

Për situatën e kriminale në Shkodër ka reaguar sot edhe Myftiu i qytetit, Muhamed Sytari.

Myfiu tha se sot kur Shkodra është përfshirë prej një mjegullnaje të zymtë.

"Shkodran është përfshirë prej një mjegullnaje të zymtë ku era e krimit, korrupsionit, mungesës së përgjegjësisë, vjedhjes, shthurjes, përhapjes së fajdes dhe kamatës, tradhtisë dhe pabesisë, gënjeshtrës dhe mashtrimit, tendencave përherë në rritje të denigrimit të rinisë dhe zhveshjes së saj nga besimi dhe tabani i familjes, i vlerave kombëtare dhe qytetarisë tradicionale kanë për qëllim të bëjnë ‘ligjin’ dhe t’i ndryshojë fytyrë dhe identitet këtij vendi, ne e kemi për borxh moral, fetar dhe kombëtar, ndaj hakut të tokës tonë të shtrenjtë që të kthehemi përherë e më shumë nga vlerat e fesë”, u shpreh Muhamed Sytari, Myfti i Shkodrës.

Vrasja më e fundit e ndodhur në Shkodër ishte ajo e Fatos Ferracakut i cili u ekzekutua nga dy persona me motor në një zonë tepër të populluar.

 

 

Të fundit