Flash News

KRYESORE

Myftiu i Tiranës ‘dekreton’ 25 qershorin: Besimtarët të vendosin me votë; klasa politike të tregohet e kujdesshme

Myftiu i Tiranës ‘dekreton’ 25 qershorin: Besimtarët

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra nëpërmjet një deklarate për media ka komentuar zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në të njëjtën ditën me festën e Fiter Bajramit.

Gurra theksoi se nuk arsye për të ushqyer ndonjë tendecë kundër këtij zhvillimi, ndërsa ftoi besimtarët myslimanë që të zgjedhin me votë elitën e tyre politike.

“Besimtarët të vendosin me votë për elitën politike që do të drejtojë vendin. Nuk ka asnjë arsye për të ushqyer ndonjë tendencë. E drejta e votës, e përzgjedhjes e atyre që do të marrin përgjegjësi është sa historike aq qytetare e momentit”, u shpreh Gurra.

Myftiu i Tiranës i bëri thirrje klasës politike që të tregohet e kujdesshme gjatë fushatës elektorale për të mos përdhosur muajn e shenjtë të Ramazanit.

Të fundit