Flash News

KRYESORE

Myftiu i Tiranës flet për përplasjen me Spartak Ngjelën: U mashtrua nga Kastriot Myftaraj

Myftiu i Tiranës flet për përplasjen me Spartak Ngjelën: U

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ka folur për përplasjen me avokat Spartak Ngjelën, i cili kërkoi arrestimin e tij për të shkak të vendosjes së disa ekraneve përballë monumentit të Skënderbeut.

Gurra tregoi për ‘Oktapod’ se fillimisht ka menduar ta hedh në gjyq Ngjelën, por pas takimit që ka zhvilluar me të ka kuptuar se gjithçka ka qenë keqkuptim. Ai sqaron se avokati është gënjyer nga një publikim i analistit Kastriot Myftaraj.

“Kemi folur me Ngjelën. Ndërkohë që doli avokati Ngjela dhe bëri një akuzë që s’e kishte bërë ndonjëherë përveçse dhe në faktin politik. Përveçse frikës së arrestimit ajo që më shumë nuk më pëlqeu ishte gjuha. Ajo gjuhë, ajo thellësi gabimi dhe një lajthitje vërtet e thellë. Në momentin e parë mendova ta hedh në gjyq. Sepse fillim e mbarim asgjë nuk qëndronte. As zëri im, as fjalët e mija. Dje pata një takim me Ngjelën. Mendova ta hedh në gjyq, por në fillim mendova atë qytetaren dhe vendosa ta dëgjoj. Gjithçka ka qenë një keqkuptim. Si fillim e ka publikuar Myftaraj më pas Ngjelës ia kanë servir dhe e ka postuar pa e parë fare… Jemi sqaruar për këtë”, tha Myftiu.

Të fundit