Flash News

KRYESORE

Myslim Murrizi nuk e dorëzon mandatin pa u konsultuar me aleatët euro-amerikanë

Myslim Murrizi nuk e dorëzon mandatin pa u konsultuar me aleatët

Myslym Murrizi është një ndër deputetët e Partisë Demokratike që nuk ka pranuar të firmos dorëzimin e mandatit të deputetit. Në emisionin ‘Opinion’ në News 24, Murrizi u shpreh se vendimi është i pakonsultuar me SHBA-në dhe BE-në, megjithatë kërkoi që aleatët t’i vënë fre Edi Ramës.

“E dua Shqipërinë si Europa dhe si Amerika. Nuk e kam firmosur deklaratën, sepse nuk gjykoj se është një vendim i konsultuar me aleatet që kanë ndikuar në ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 2005. Megjithatë, shpresoj që aleatët t’i vënë fre korrupsionit të Edi Ramës”, deklaroi Murrizi duke shtuar se kërkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor, jo se është i frikësuar për një mos kandidim të mundshëm nga Partia Demokratike, porse kodi aktual është i padrejtë.

“Unë nuk flas në emër të popullit, në emër të popullit fliste Partia e Punës, Unë flas në emer të elektoratit që më ka votuar. Une kerkoj ndryshimin e menjehershem te Kodit Zgjedhor, qe eshte jo perfaqesues", ka theksuar nder te tjera Murrizi.

Të fundit