Flash News

KRYESORE

“Mziu do ta zbres Kamzën nga kategoria”, kryebashkiaku i Kamzës përballet ‘live’ me gazetarin që shpërndau lajmin

Disa ditë më parë, gazetari sportiv Xhevdet Zekaj dhe disa media të majta kanë shkruar se Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka vendosur që ekipi i futbollit të zbresë nga Kategoria Superiore në këmbim të një vendi si deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa Vllaznia do të qëndronte në elitën e futbollit shqiptar meqenëse vitin e ardhshëm janë zgjedhjet elekorale.

I ftuar në emisionin “Fair Play” në News 24, Mziu i mohoi kategorikisht këto lajme. “E kam lexuar dhe për koiçendiencë, lexonte 'fake news', pra lajm i rremë. Lajmi ishte i sajuar nga një portal, sikur unë do lija ndeshjen, në këmbim të favoreve politike. U duk sikur e kishte bërë Zekaj. Nuk kam bërë ndonjëherë bisedë me Bashën, nuk besoj se ka kohë për këtë pjesë. Me qytetin tim, unë nuk bëj pazar. Nuk e konsideroj fitimprurës sportin, e shoh vetëm që ta kthejmë në sport masiv për qytetin, t’i shtyj të rinjtë të futen në futboll”, pohoi Mziu.

Nga ana tjetër, Zekaj nuk i qëndroi lajmit që pati shpërndarë duke u shprehur se informacionin e kishte marrë nga disa persona të tjerë dhe se mund të mos ketë qenë i vërtetë.

Kamza do të luajë të mërkurën kundër Partizanit në “Selman Stërmasi” dhe i mjafton 1 pikë për të siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore, ndërsa Vllaznia do të udhëtojë drejt Korçës ku do të sfidojë Skënderbeun.

[caption id="attachment_150881" align="alignnone" width="552"] Statusi i Xhevdet Zekajt disa dite me pare.[/caption]

Të fundit