Flash News

KRYESORE

Mziu i vendosur të mos lëshojë zyrën, padi në Gjykatë për ‘30 qershorin’

Mziu i vendosur të mos lëshojë zyrën, padi në

Xhelal Mziu ka bërë kërkesë në Gjykatën e Tiranës për mosnjohje të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe mandatit të kryebashkiakut të ri socialist të Kamzës, Rakip Sulit.

Mziu pretendon se duhet të qëndrojë në postin e kryebashkiakut deri në 13 tetor, datë kur Presidenti Meta ka vendosur zgjedhjet e reja.

Kërkesa e Mziut pritet të shqyrtohet nga Manjola Bejleri, në orën 12:00.

Mziu ka reaguar herë pas here ashpër dhe i vendosur për të mos lëshuar zyrën, pasi sipas tij zgjedhjet e 30 qershorit pa pjesëmarrjen e opozitës janë ‘nul’.

Të fundit