Flash News

KRYESORE

“Na duhen neve futbollistët me dy shtetësi?”, federata zvicerane distancohet publikisht nga deklarata e sekretarit

“Na duhen neve futbollistët me dy shtetësi?”, federata

Pas deklaratës së Sekretari të Përgjithshëm të Federatës Zvicerane, Alex Miescher, i cili u shpreh disa ditë më parë se në Kombëtare do të ishte më mirë të luanin vetëm ata lojtarë që shmangin dy nënshtetësinë duke marrë shkas nga gjoba që FIFA vendosi për Xhakën dhe Shaqirin, ka ardhur reagimi i presidentit të institucionit, Peter Zhilieron.

“Federata është një organizatë që mbron të gjithë futbollistët e saj, pavarësisht kombësive të shumta. Na vjen thellësisht keq që qytetarët të cilët vijnë nga një kombësi tjetër janë fyer nga deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm. Thelbësor për ne, mbetet promovimi i të gjithë futbollistëve, pavarësisht se nga cila kombësi ata vijnë. Po bëjmë një analizë të hollësishme për këtë që ka ndodhur”, shkruhet në deklaratën e Federatës Zvicerane të Futbollit.

Qëndrimi i Sekretarit të Përgjithsëm nuk i prit mirë as nga Granit Xhaka, i cili u shpreh i habitur me Alex Miescher, deklaratën e të cilit e cilësoi si të Epokës së Gurit.

Në Kombëtaren helvete janë aktualisht 6 lojtarë me dy-nënshtetësi, ku mes tyre figurojnë edhe Valon Behrami, Granit Xhaka,  Blerim Xhemaili dhe Xherdan Shaqiri.

Të fundit