Flash News

KRYESORE

“Na duhet një ndryshim i ri”, Basha: Po bëjmë gati shpalosjen e planit të PD

“Na duhet një ndryshim i ri”, Basha: Po bëjmë gati

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se vendi ka nevojë për një ndryshim të ri dhe të shpejtë.

Teksa tha se qeveria ka dështuar me premtimet e saj dhe numrin e vendeve të punës, Basha nga  Kongresin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë tha se PD po bën gati shpalosjen e një plani dhe vizioni të ri.

“Na duhet një ndryshim i ri shpejt. Një plan i ri, vizion si të dalim nga kjo gjendje kolapsi total dhe të lëvizim drejt një destinacioni të mundshëm për të gjithë.

Opozita e bashkuar dhe PD e ka këtë plan, vizionin për një Shqipëri evropiane e bashkë me ekspertët më të mirë kombëtar e ndërkombëtar po bëjmë gati shpalosjen e këtij vizioni në konsultim të plotë me faktorët, pa dyshim një ndër to është partneri ynë i parë në demokracinë 30 vjecare bashkimi i sindikatave të pavarura të Shqipërisë”, tha Basha, duke premtuar se brenda 6 muajve të parë të qeverisjes do të rrisë pagën minimale në 300 euro, kurse deri në fund të mandatit, paga minimale do shkojë në 400 euro.

Të fundit