Flash News

KRYESORE

“Na kërkoi 5$ për një shkrepje, por Batoni refuzoi”, Sokol Balla tregon ‘prapaskenat’ e fotos me Ramën dhe Lavrov

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Moskë nën cilësinë e kreut të OSBE-së. Gjatë kësaj vizite, Rama është shoqëruar edhe nga dy gazetarët Sokol Balla dhe Baton Haxhiu.

Ka qenë gazetari Balla, ai i cili ka publikuar një foto, të cilën e cilëson historike, nga takimi me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, si dhe tregon se si me shaka zyrtari i lartë rus kërkoi 5 dollarë për këtë foto.

“Një foto historike me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, i cili (me shaka) kërkoi 5 dollarë për fotografinë, por z. Baton Haxhiu nuk pranoi të paguante. Fotografia më pas është realizuar në bazë miqësie. Falas”, shkruan Balla.

Në fokus të këtij takimi ma qenë Ukraina, por edhe çështja e njohjes së Kosovës.

Të fundit