Flash News

KRYESORE

"Na morën shpirtin, duhen 28 lojtarë për të përballuar sezonin"

"Na morën shpirtin, duhen 28 lojtarë për të

Arsenali vuajti një eliminim drithërues nga Olympiacos në Europa League dhe trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, ka lëshuar alarmin për mbingarkesën që kanë skuadrat angleze në përgjithësi.

Spanjolli ka bërë thirrje se duhet gjetur shpejt një zgjidhje, përndryshe cilësia e lojës së ekipeve angleze do të jetë e dobët krahasuar me ligat e tjera.

“Po luhet shumë dhe intensiteti vetëm rritet, ashtu si edhe presioni. Futbollistët tanë nuk e përballojnë. Na duhen 26-28 futbollistë në skuadër për të përballuar ritmin e futbollit anglez. Janë shtuar edhe dëmtimet. Jam i sigurt se cilësia do të bjerë shumë“, ka thënë trajneri spanjoll.

Të fundit