Flash News

KRYESORE

“Na ngeli libri i çunit të Fariut për Unazën, pastaj doli që lepuri fle te teatri”, Rama lexon mesazhin e ‘demokratit’ në Kuvend

“Na ngeli libri i çunit të Fariut për Unazën, pastaj

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar replikën me Rudina Hajdarin në Kuvend jo për interpelancën e kërkuar për teatrin, pasi sipas tij nuk ka asgjë më për të thënë për këtë çështje, por për të lexuar komentin në fb të një ‘demokrati’.

“Është e kotë dhe nuk ja vlen të rikthehesh për të rivënë në vend gjërat që the, e pastaj i dëgjon të përkthyera gabim nga shqipja në shqip, lista të hapura me një fjalë.

Po e shfrytëzoj këtë replikë për t’ju lexuar një koment nga FB të një demokrati që nuk i kursen ato që ka për mua, por ditët pas tragjedisë shekspiriane të shembjes së karakatinës italiane shkruante:

Na thatë në 2013 kur na e mori Edvini se do bjerë shpejt se ka premtuar gjëra që s’bëhen e do ngrihet populli i zhgënjyer. Erdhi 2015, na iku edhe Tirana dhe erdhi një tjetër që premton gjëra që s’bëhen por aty e kemi prapë.

Na thatë futuni në çadër se do bjerë vetë, po nuk ra urgjent do vijë populli dhe ta rrëzojë, populli nuk erdhi, erdhi Luli dhe na tha dilni se fituam.

Por fitoi prapë Edvini dhe na thatë na e futi Amerika ndaj s'ka më llafe, e zgjedhje, s’pyesim as për SHBA, o burra revoltë popullore.

2019-en ikët nga parlamenti, po ikin edhe bashkitë dhe populli nuk u duk askund pas nesh se u tretën edhe ata të bashkive që i nxirrnim në protesta.

Më pas dolën nga parlamenti na thanë o burra te unaza e re se aty do e kapim se do vijë populli edhe skam më shons.

U ngrysëm me muaj dhe e vetmja fitore nga Unaza e re ishte lajmi kur Edvini kthehej nga Vlora dhe i ra nga Elbasani, erdhi fadroma e jo populli dhe na ngeli libri i çunit të Fariut për Unazën. Pastaj doli që lepuri fle te teatri dhe o burra pas Lulit me dhënë jetën aty. Iku edhe teatri dhe populli prapë s’erdhi se Luli na thotë e paska synin te reforma zgjedhore”, u shpreh Rama.

Të fundit