Flash News

KRYESORE

‘Na telefonuan në 01.00 të natës’, si e mësuan lajmin e hidhur të afërmit e Admir Bokrinës, ishte mes viktimave në Genova

‘Na telefonuan në 01.00 të natës’, si e mësuan

Ndonëse sot u konfirmua zyrtarisht edhe nga ambasada shqiptare në Itali, emrat e dy viktimave janë bërë të ditura për familjarët që prej mbrëmjes së djeshme.

Mes 38 viktimave janë raportuar edhe dy shqiptare, Marios Djerra dhe Admir Bokrina. Një i afërm i këtij të fundit ka treguar se si e kanë mësuar lajmin e hidhur në Shqipëri.

Në një lidhje telefonike për ‘News 24’, Ruzhdu Mashku tregon se lajmin e ka marrë në orën 01.00 të natës.

“Nga ora 1 e  natës na kanë marrë në telefon dhe na kanë treguar se në atë ngjarje ka qëlluar edhe Edi. Ishte  vetë i dytë duke shkuar në punë. Ai punonte në një fabrikë dhe jetonte prej vitesh në Itali me dokumente të rregullta”, u shpreh i afërmi.

I pyetur nëse familja kishte fëmijë tjetër, Mashku tregon se familja ka edhe një djalë tjetër.

“Familja e Adit ka edhe një djalë tjetër, por janë të tronditur shumë nga kjo ngjarje”, është shprehur i afërmi.

 

 

 

Të fundit