Flash News

KRYESORE

“Na thonë partia e kriminelëve”, rastet që ‘njollosën’ PS nga Dako te Agim Kajmaku

Kryeministri Edi Rama sot prej gati dy orësh foli për çështje të shumta në takimin me struktura të PS në Art Turbina, ndonëse ishin thirrur për të ndjekur prezantimin e platformës anti-KÇK, dhe ligjin special për grupin që sipas Ramës përfshin prokurorë dhe gjykatës të lidhur me bandat kriminale.

Ndër të tjera u ndal edhe te statistikat mbi kriminalitetin në Shqipëri. Rama publikoi të dhëna që sipas tregojnë se numri i vrasjeve është ulur, duke e krahasuar me periudhën kur qeveriste PD.

“Sot ka ndjesi të rëndë perceptimi për krimin. Në kohën e atyre që sot na flasin për vrasje e krime, ishte mbi 100, një në dy ditë në 2012. Sot ka shifër më të ulët.

Na thonë ‘partia e kriminelëve’, ‘përfaqëson krimin’, madje ka brenda nesh edhe që janë sugjestionuar nga kjo propagandë.

Ne nuk jemi një familje politike e rëndë nga qielli dhe aq kemi mbirë nga toka në 2013-ën. Të bësh të rënin nga qielli është e pamoralshme.

Shihni te asetet e sekuestruara, flasim për krimin e organizuar. Shqipëria sot është më e sigurt se dje. 1.7 mln euro sekuestruara ata në 2013, kurse ne 87.9 mln euro. Është ndryshim drastik , pastrim parash, antimafia, krim të organizuar”, u shpreh Rama.

Ndërsa më tutje, në fund të prezantimit të platformës ai paralajmëroi se do të ngrihet një njësi speciale që do përqendrohet te korrupsioni në gjithë sistemin qeverisës.

Për këtë, Rama përcoi edhe mesazhin se “Askush nga ne nuk mund të mbajë në kurrizi asnjë person që e përdor mandatin e zyrën për përfitime nga të cilat fiton, por humbet familja jonë politike.

Do jetë në formën e task-Forcës, njësoj si Forca e ligjit. Do jetë me përbërje nga institucionet, pro që nuk janë të koordinuara prej 30 vitesh”, u shpreh Rama.

Por cilat janë këto raste që sipas Ramës, PS etiketohet si ‘partia e kriminelëve’

Rasti më i fundit i Agim Kajmaku, ish kreu i bashkisë Vorë i cili pasi u denoncua nga PD, KQZ e shkarkoi dhe i hoqi mandatin pasi nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim për falsifikim parash në Greqi. Si të mos mjaftonte kjo vepër penale, Kajmaku shkarkon dy zëvendësit e tij në bashkinë Vorë, edhe pse me mandat të anuluar prej KQZ. Aktualisht është shpallur në kërkim nga policia.

Vangjush Dako

Një muaj më parë, ambasada e SHBA në Tiranë e cilësoi ish kryebashkiakun e Durrësit si person ‘non grata’ bashkë me Tom Doshin.

Kujtojmë se Zëri i Amerikës ka nxjerrë në pah, rastin e hetimeve të Prokurorisë për kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili rezulton të ketë mbajtur kontakte me anëtarët e një grupi të krimit të organizuar, i njohur si grupi i “Avdylajve” që dyshohet të jetë përfshirë në blerje votash në ndihmë të zotit Dako gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës. .

Bisedat e përgjuara telefonike sipas dosjes së prokurorisë tregojnë gjithashtu një marrëdhënie të shtrirë në kohë mes Dakos dhe vëllezërve Avdyli, kontributi i të cilëve në zgjedhje duket se është shpërblyer me qasje pranë disa institucioneve kyçe në Durrës. Zoti Dako i ka mohuar akuzat.

Tom Doshi

Edhe për rastin e Tom Doshit, SHBA e ka renditur te personat që bashkë me familjen s’ka të drejtë të shkelë në SHBA.

Pavarësisht vendimit të DASH, Rama e ka pozicionuar atë në mbledhje të rëndësishme të PS në Shkodër, apo duke dalë krah tij publikisht në qytetin verior.

Mund të kujtojmë mbledhjen e Këshillit Bashkiak këtë verë në Shkodër, ku i pranishëm ishte vetë Doshi, i cili pas takimit u prit me protesta, madje u qëllua edhe me shishe uji nga qytetarët.

Nga ana tjetër, urdhri i Ramës pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit për të dhënë dorëheqjet të gjithë drejtorët burra dhe zëvendësimi i tyre me gra, u cilësua nga Partia Demokratike e Shkodrës si një uzurpim i Shkodrës nga ana e Tom Doshit.

Valdrin Pjetri

Pas 30 qershorit, Valdrin Pjetri u tërhoq ende pa e marrë zyrtarisht detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës , madje ende pa dalë konkluzioni i Prokurorisë, pas publikimit nga PD të dokumenteve ku rezultonte se kishte qenë vite më parë i dënuar në Itali për shpërndarje narkotikësh.

Këtë fakt, Pjetri nuk e kishte paraqitur në formularin e vetëdeklarimit, çka solli vendimin e largimit. Madje, lidhur me ngjarjen e vitit 2003, njësoj si Kajmaku, edhe Pjetri pretendonte se nuk kishte dijeni.

Ndërkohë, nën akuzë është dhe kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani.

Dosja 184

Në përgjimet e dosjes 184, që u publikuan nga gazeta gjermane Bild, faktuan përfshirjen e eksponentëve të lartë të PS në blerjen e votave.

Në tablatet telefonike te medias gjermane, doli zëri i Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Saimir Tahirit, Ulsi Manjës, Xhemal Qefalisë, e të tjerë, duke bërë ‘pazare vote’ me drejtues lokalë.

Akuzat ndaj diplomatëve, Rama-Metës: E turpshme! Në kundërshtim me Kanunin dhe konventën e Vjenës

Prezantoi platformën anti-KÇK, Rama ‘kërcënon’ të vetët: Kush nuk e voton, do përjashtohet nga PS

Mini-Shengeni Ballkanik, Rama: Forcon Kosovën dhe Shqipërinë, kush është kundër nuk kupton asgjë

“Na e nxinë faqen”, Rama urdhër të prerë për administratën nga 1 janari

“Ti jeton me vilë në Surrel, Basha udhëton me ‘business class’”, Rama: Banesa ime është ndryshe, se unë jam ndryshme

“Dorëzohet” Rama: 2019-ta, viti më i vështirë i qeverisë

Të fundit