Flash News

KRYESORE

"Na turpërove kryeministër", kreu i grupit parlamentar të VV sulmon Hotin: Për çfarë t’u desh serbishtja në Bruksel, ti s'je si shefi yt i partisë

"Na turpërove kryeministër", kreu i grupit parlamentar

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka sulmuar ashpër kryeministrin Avdullah Hotin për bisedimin e tij në serbisht me Presidentin Vuçiç. Në një replikë ndaj Hotit, gjatë seancës plenare në të cilën ky i fundit po raportonte rreth takimeve në Bruksel, Selimi tha se "Hoti turpëroi kosovarët".

Ndërkaq, përmes ironisë ai ka 'thumbuar' edhe Isa Mustafën, teksa shprehet se "Hoti nuk është i serbishtes, ashtu siç bën shefi i tij".

“A duhet që të shkosh para raportimit të ta mësosh serbishten, çka tu dashtë serbishtja, apo hoqe dorë nga reciprociteti dhe zgjodhe të flasësh serbisht. Është dashur ti thuash shqip që nuk e di serbishten. Po kush me i thanë Hoti e Hyseni. Razumem pomalo i the. Na turpërove kryeministër. Ti nuk je i serbishtes, për dallim nga shefi yt i partisë”, u shpreh Selimi.

Të fundit