Flash News

KRYESORE

Nacionalisti Moqtada Sadr fiton zgjedhjet në Irak, ka kundër SHBA-në dhe Iranin

Nacionalisti Moqtada Sadr fiton zgjedhjet në Irak, ka kundër

Koalicioni i nacionalistit Moqtada Sadr ka fituar zgjedhjet parlamentare në Irak, çka pritet të hap një tjetër kapitull në shtetin e shkatërruar nga lufta.

Sipas rezultateve zyrtare në zgjedhjet parlamentare të 12 majit në Irak, fitues doli koalicioni i Sadr, Sairoon me 54 vende në parlament. Në vendin e dytë ishte koalicioni Fatih i udhëhequr nga Hashd al-Shaab me 47 vende dhe i treti koalicioni Nasr me 42 mandate parlamentare i udhëhequr nga kryeministrit irakian Al-Abadi. Koalicioni i Urtësisë Kombëtare, i cili kryesohet nga udhëheqësi shiit Ammar al-Hakim ka marrë 20 vende.

Udhëheqësit shiitë Sard dhe Al-Hakim u takuan në Nafef më herët dhe arritën një marrëveshje për kërkimin e përbashkët të partnerëve tjerë të koalicionit.

Sadr mbrëmë arriti në Bagdad dhe zhvilloi takime të ndara me kryeministrin aktual Al-Abadi dhe kreun e koalicionit Fatih, Hadi Amiri.

Por fitorja e Moqtada Sadr ka shqetësuar Uashingtonin dhe Teheranin, që mesa duket tani kanë një armik të përbashkët në Bagdad. Sadr njihet për qëndrimet e tij nacionaliste dhe kërkon pavarësi politike për Irakun.

Ai ka kundërshtuar pushtimin e Irakut nga SHBA dhe ndërhyrjen e fuqishme të Iranit në vendin e tij.

Gjithsesi, në procesin e krijimit të qeverisë së re, Sadr pritet të ketë mbështetjen e fuqishme të Arabisë Saudite, shtet i cili lufton kundër rritjes së influencës iraniane në rajon.

Uashingtoni premton një presion të paprecedentë kundër Teheranit

Të fundit