Flash News

KRYESORE

Naço: Grupi parlamentar i PS-së t’i hapë rrugë hetimit të Saimir Tahirit!

Naço: Grupi parlamentar i PS-së t’i hapë rrugë

Deputeti i LSI-së, Nasip Naço, në pritje për të rifilluar seanca që do t'i hapë rrugën vendimit për një hetim të mëtejshëm për z. Tahiri, ka thënë se “nderprerja e seances është një vendim personal i Ruçit, nje vendim për nje seancë të mbyllur, pa pranine e medias. Eshtë në moralin dhe standartin e LSI, për çdo deputet të LSI,  se nuk gëzon mandat kur ka një akuzë dhe një kërkesë nga Prokuroria. Besoj se z, Tahiri nuk duhet të mbrohet nga imuniteti. Eshtë një standart moral. Personalisht nuk jam avokat i askujt. Unë jam deputet, jo prokuror e gjykatës, aty shikohet vetëm procedura. Ka fakte e prova që e implikojnë z. Tahiri. Mbështes organin e prokurorisë për hetime dhe duhet të jepet autorizimi për të vijuar hetimin. Kam bindjen se këta prokurorë nuk kanë ndërhyrje politike. Kemi një fakt se janë arrestuar 4 persona me tendenca kriminale dhe besoj se gjithkujt i kanë krijuar bindjen se organi i prokurorisë po punon në mënyrë profesionale për të hetuar dhe është gjykata që do vendosë.  I bëj thirrje grupit parlamentar të PS-së të mos bëhet mburojë të mbulojë Tahirin por t’ i hapë rrugë procesit që e presin të gjithë shqiptarët por dhe ndërkombëtarët.

Të fundit