Flash News

KRYESORE

Nafta e shtrenjtë, Shqipëria në një nivel me Singaporin; kryesojmë në Europë edhe për çmimet e konsumit

Sipas Global Petrol Price, Shqipëria është  e 25-ta në botë për çmimin më të shtrenjtë për litër  në botë. Çmimin më të lartë të arit të zi e kanë vendet e Europës perëndimore, ndërsa më të ulëtin vendet prodhuese. Sipas operatorëve të tregut në Shqipëri,  barra e lartë e taksave, sidomos në raport me rajonin, është arsyeja kryesore pse shqiptarët e paguajnë më shtrenjtë naftën.

Shqipëria renditet në të njëjtin nivel me Singaporin, që është një prej shteteve më të pasura të botës dhe ka parakaluar Zvicrën, Zelandën e Re, Slloveninë, Spanjën, Korenë e Jugut, etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Por nuk është vetëm nafta që ka çmim të lartë në Shqipëri. Sipas metodologjisë së ‘Eurostat’, inflacioni në vendin tonë ka pësuar rritjen më të madhe në rang europian edhe në muajin maj 2017.

Deri në muajin prill Shqipëria ishte vendi i parë në rang europian për ritmin më të lartë të rritjes së çmimeve, por në maj u rendit në vendin të dytë pas Estonisë.

Sipas INSTAT,  ky ndryshim, është ndikuar kryesisht nga rritja vjetore e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,4 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,1 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,4 %, “Transport” me 2,3 %, etj, raporton Monitor.

Ndërsa, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 2,0 %, pasuar nga grupi “Mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 1,2 %. Në Maj 2017, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -1,6 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije”.

Të fundit