Flash News

KRYESORE

Nafta në Jon, ministri grek i Energjisë: Negociatat me Shqipërinë po përparojnë

Nafta në Jon, ministri grek i Energjisë: Negociatat me

Bisedimet me Shqipërinë për përcaktimin përfundimtar të Zonës Ekonomike Ekskluzive janë në progres dhe po përparojnë pozitivisht, kështu ka deklaruar ministri grek i Mjedisit dhe Energjisë, George Stathakis, gjatë një interviste për stacionin ‘247’, kur u pyet për kërkimet e naftës në detin Jon.

Sipas ministrit Stathakis, Greqia po nis eksplorimet në zona ku janë bërë zbulime të mëdha (nafte), në kufijtë me Qipron, Egjiptin dhe Izraelin. Sa i përket Shqipërisë, ministri i Greqisë u shpreh se e vetmja problematikë është pretendimi i të dyja vendeve për një bllok detar, megjithatë, diskutimet janë në  rrugën e duhur për të arritur në zgjidhjen përfundimtare.

Ndërkohë, në Tiranë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka bërë një deklaratë që tregon për frenimin e negociatave për detin. Ai përjashtoi muajin prill si afat për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Të fundit