Flash News

KRYESORE

Naftëtarët/ Policia nis shoqërimet e protestuesve, gruaja e revoltuar në derën e ministrisë: I kemi marrë masat për dhunë

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike protesta e naftëtarëve të Ballshit me policinë mbajtur sot në qendër të Tiranës.

Ndërsa kanë nisur shoqërimet e para të policisë pas thirrjes së policisë për shpërndarjes së turmës, një disa gra në derë të ministrisë së Infrastrukturës janë shprehur të revoltuara dhe të vendosura se nuk largohen pa marrë zgjidhje për pagat e prapambetura.

“Nuk ikim nga këtu pa u zgjidhur problemi ynë. I kemi marrë masat edhe për dhunë”, u shpreh një grua me tone të ashpra teksa ndodhej në derë të ministrisë.

Ndërkohë, një tjetër protestuese iu drejtua policëve se ata protestojnë për shkak të vështirësive ekonomike sepse kanë 28 paga pa marrë. “Duhet ta kishim djegur këtë vend, me ca do jetojmë ne”, u shpreh gruaja.

Protesta ka vijuar, teksa protestuesit kanë thirrur njëzëri “duam pagat tona”.

Në protestën e naftëtarëve janë bashkuar edhe qytetarë dhe shoqëria civile.

Të fundit