Flash News

KRYESORE

Nano komenton incidentin te Varrezat e Dëshmorëve: S’ka ligj që i ndalon simbolet komuniste, dhuna e papranueshme

Nano komenton incidentin te Varrezat e Dëshmorëve: S’ka ligj

Analisti Mustafa Nano ka reaguar pas incidenteve që ndodhën më 5 maj tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku pati përplasje mes 2-3 qytetarëve dhe disa nostalgjikëve të komunizmit.

Në monologun e tij të përjavshëm në emisionin “Provokacija”, Nano sqaroi se nuk mund të dhunohen nostalgjikët e komunizmit, pasi nuk ekziston një ligj që i ndalon ata të shfaqin simbole komuniste në ambientet publike.

“Askush nuk mund t’u tregojë vendin të ashtuquajturve nostalgjikë të komunizmit ose me saktë këtë mund ta bëjë vetëm policia, nëse ata kanë shkelur ligjin. Ne të tjerët mund ta denoncojmë, por vetëm kaq. Nuk mund t’i japin vetes tagrin të ushtojmë dhunë ndaj të tjerëve, pasi në demokraci dhuna është e papranueshe. Nuk mund të tolerohet asnjë lloj dhune ndaj njerëzve që nuk kanë shkelur asnjë ligj, pasi nuk ekziston ende një ligj që ndalon shfaqjen e simboleve komuniste në vende të caktuara”, u shpreh Nano.

Të fundit