Flash News

KRYESORE

Nano rikthehet në ekran, flet për mosmirënjohësit: Si sillen njerëzit kur humbet fuqinë

Nano rikthehet në ekran, flet për mosmirënjohësit: Si sillen

Ish-kryeministrin, Fatos Nanon e rishohim në ekran pas një periudhe të gjatë shkëputje nga politika, dhe daljeve të tij publike, në një intervistë të dhënë për Blendi Fevziun.

Fevziu i është drejtuar Nanos nëse njerëzit e braktisin kur e humbet fuqinë, pushtetin dhe nëse ka njerëz mosmirënjohës.

 “Jam në gjendje të dalloj njerëzit. Mungesa e mirënjohjes është një ndër tiparet kryesore. Duhet të kesh përgatitjen e duhur për ta përballuar sepse mund të të vrasë emocionalisht”, u shpreh Nano.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Ka njerëz mirënjohës?

Nano: Ka por janë specie e rrallë.

Fevziu: Është e vështirë që befas mos e kesh më këtë fuqi?

Nano: Nëqoftëse pushtetin do ta quajmë fuqi për të vendosur për fatet e të tjerëve, jo.

Fevziu: Një mendim për emisionin “Opinion” ndër vite.

Nano: Duhet ta them,  jeni bërë më pak vital, keni qenë më të bukur, më të vërtetë. Më lejo të jap një këshillë... kjo është intervista më e mirë që ke bërë ...(qesh)

Të fundit