Flash News

KRYESORE

Nano sqaron shqiptarët e Kosovës: Termi ‘Provokacija’ nuk ka lidhje me gjuhën serbe

Nano sqaron shqiptarët e Kosovës: Termi ‘Provokacija’ nuk

“Provokacija”, emri i emisionit të Mustafa Nanos nuk ka pasur shumë pëlqime nga shqiptarët e Kosovës, që e lidhin atë me serbishten. Por ne puntatën e sotme, teksa të ftuar në studio kishte deputeten kosovare, Duda Balje, ai ka sqaruar nga e ka marrë termin “Provokacija”.

“Mua më qortojnë shumë për këtë emrin “Provokacija”. Më qortojnë shumë, më konsiderojnë si tradhtar. Më thonë pse ke marrë këtë emër. Unë do i them kosovarëve që termin “Provokacija” nuk e kam marrë nga gjuha serbe, e kam marrë nga gjuha boshnjake. Me boshnjakët s’keni gjë”,

Deputetja Duda Balje, e cila përfaqëson në Kosovë komunitetin boshnjak tregoi me shaka se kur miqtë e saj e morën vesh që do shkonte në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos i kanë thënë që të mos shkonte.

“Me thënë të drejtën, kur kam thënë që do vij sot këtu gjysma e shokëve më kanë thënë ‘mos shko’”, tha me humor deputetja.

Të fundit