Flash News

KRYESORE

Napoli "bëhet pishman", Hysaj mund të kalojë në Torino sezonin që vjen

Napoli "bëhet pishman", Hysaj mund të kalojë në

Ndonëse ditët e fundit është përfolur se shkodrani Elseid Hysaj do të rinovojë kontratën me Napolin, ajo që shkruajnë mediat italiane shpreh të kundërtën.

Sipas “Tuttomercatoweb”, 26-vjeçari mund të ndryshojë skuadër këtë verë, teksa zërat thonë se ai mund ta vazhdojë karrierën tek ekipi i Torinos.

Madje, klubi i Napolit është i gatshëm të japë konfirmimin për këtë kalim, pasi do të rrezikonin ta humbnin me parametra zero vitin tjetër kur do i përfundonte edhe kontrata me ekipin.

Gjithashtu, thuhet se Napoli e ka gjetur edhe zëvendësuesin e tij dhe bëhet fjalë për lojtarin e Veronës, Davide Faraoni.

Të fundit