Flash News

KRYESORE

Napoli dhe Juventus në garë për Icardi-n, ofertat “joshëse” për argjentinasin

Napoli dhe Juventus në garë për Icardi-n, ofertat

Mauro Icardi, kohët e fundit ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave europiane, teksa emri i tij përflitet te disa klube të “Serie A”.

Edhe pse agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij, Wanda Nara, është shprehur me siguri të plotë se argjentinasi do të qëndrojë tek Inter, ajo që mediat italiane shkrujanë tregon të kundërtën.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Juventusi jo vetëm mbetet i interesuar për futbollistin, por në të njëjtën kohë i ka formuluar një ofertë konkrete, të pasuruar edhe me shifra më të larta sesa 8 milionë euro neto.

Ndërkohë, në garë për ish-kapitenin zikaltër është edhe Napoli, që i ofron një pagë edhe më të lartë sesa Juventusi.

Presidentin De Laurentis, i ka ofruar argjentinasit 9 milionë euro neto në sezon plus 3 milionë bonuse.

Të fundit