Flash News

KRYESORE

Napoli gati të heqë dorë nga klauzola e Hysajt, "ul pazarin" për shkodranin

Napoli gati të heqë dorë nga klauzola e Hysajt, "ul

Që me ikjen e Maurizio Sarri-t tek ekipi i Chelsea-t, futbollisti shqiptar Elseid Hysaj, nuk ka arritur ta bindë Ancelotti-n për vendin e titullarit tek Napoli.

Diskutimet kanë qenë të shumta për një largim të mundshëm të tij tek klubi londinez, por FIFA i ka bllokuar merkaton "bluve të Londrës".

Por pavarësisht kësaj, sipas asaj që shkruan media italiane "Tuttosport", Napoli është i gatshëm të presë ofertat për mbrojtësin shkodran, madje është i gatshëm të heqë dorë nga klauzola e largimit.

Kontrata e largimit për Husajn është 50 milionë euro por Napoli do të pranonte edhe një ofertë prej 35 milionë eurosh për lojtarin shqiptar.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as emrat që mund të zëvendësojnë Hysajn tëk ekipi italian, ku mes tyre përflitet për Manuel Lazzari i Spal dhe Valentino Lazaro i Salsburg.

Të fundit