Flash News

KRYESORE

Napoli i afrohet titullit kampion, vetëm një pikë larg Juventusit

Napoli i afrohet titullit kampion, vetëm një pikë larg Juventusit

Mbrëmjen e djeshme në “Alianz Arena” u zhvilluar përballja mes Juventusit dhe Napolit, një ndeshje mjaft e rëndësishme për titullin kampion të Seria A, e cila u fitua nga napolitanët me shifrat 0-1.

Skuadra e Sarrit, pas shumë përpjekjesh dhe tentativash, arriti të shënonte golin e fitore në minutën e fundit të ndeshjes nëpërmjet mbrojtësit Koulibaly.

Ekipi në të cilin bën pjesë edhe futbollisti shqiptar, Elseid Hysaj, bëri të pamundurën që nga minuta e parë e deri në shënimin e golit.

Tentativa për gol pati edhe skuadra e bardhezinjve duke dhuruar një ndeshje me shumë adrenalinë, por nuk pati sukses në gjetjen e portës.

Me këtë fitore, Napoli zhvendoset 3 pikë më lart duke ngushtuar diferencën prej 1 pike me Juventusin, ndërkohë që në Kampionatin italian janë edhe 4 takime për tu luajtur deri në mbyllje.

Të fundit