Flash News

KRYESORE

Napoli mposhtet nga Sampdoria, Hysaj: Mënyra si e nisëm lojën, ishte shumë e shëmtuar

Napoli mposhtet nga Sampdoria, Hysaj: Mënyra si e nisëm lojën,

Ekipi i Napolit pësoi humbjen e parë në Serinë A, nga Sampdoria me rezultatin e thellë 3-0, duke kaluar kështu pas juventusit i cili ka fituar në tre ndeshje.

Ndërkohë, mbrojtësi shkodran Elseid Hysaj është shprehur se ishte pikërisht nisja e ndeshjes që i penalizoi.

“Mënyra se si e nisëm lojën, ishte shumë e shëmtuar, ndaj edhe arritëm të pësojmë dy gola të shpejtë. U munduam të hyjmë në lojë, por nuk ia dolëm, gjithsesi duhet ta kalojmë këtë moment dhe të shohim përpara”, tha Hysaj.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk e pranon se mbrojtja është më e dobët me largimin e Sarrit, por e lidh pësimin e golave me mungesën e përqendrimit.

Ai gjithashtu theksoi se ekipit i ka munguar përqendrimi dhe se se duhet ta rigjejnë atë menjëherë.

“Ajo që na ka munguar, ka qenë përqendrimi, të cilin duhet ta rigjejmë menjëherë pas ndërprerjes”, theksoi mbrojtësi i djathtë i Napolit.

Të fundit