Flash News

KRYESORE

Narcotica/ Prokurori italian akuza të forta qeverisë: Mafiozët shqiptarë janë të paprekshëm në vendin e tyre

Narcotica/ Prokurori italian akuza të forta qeverisë: Mafiozët

Një reportazh për trafikun e lëndëve narkotike dhe përfshirjen e mafies shqiptare është publikuar së fundmi nga ‘Rai3’.

Në këtë emision të titulluar ‘Narcotica’ flitet për një “udhëtim në zemër të tregtimit të drogës në Shqipëri”, siç cilësohet zona e Lazaratit.

Prokurori i antimafias italiane,  Nicola Gratteri, një nga protagonistët e këtij reportazhi tregon se si mafia shqiptare në shumë raste është e paprekshme në vendin e vet.

“Në Shqipëri ata janë të paprekshëm. Bëhen të pasur, bëjnë krime. Mafia në Shqipëri ka mbështetje dhe mbrojtje nga të gjitha nivelet e qeverisë nga ata më të ulëta e deri më të larta’, thotë Gratteri, duke shtuar se mafia shqiptare tani është shumë e fortë edhe në Itali, pasi në Shqipëri ajo është njësh me shtetin.

“Ne (italianët) nuk duhet që të shqetësohemi vetëm për mafian tonë, por duhet të shqetësohemi shumë edhe për shqiptarët. Ata janë bërë të frikshëm’, është shprehur Prokurori i antimafias Nicola Gratteri.

‘Vetëm në një goditje kemi kapur 9 ton kanabis në Otranto’, tregon prokurori italian.

Të fundit