Flash News

KRYESORE

Nard Ndoka befason gazetarin në emision: Kur ti linde, unë u arrestova!

Nard Ndoka befason gazetarin në emision: Kur ti linde, unë u

Ish-deputeti Nard Ndoka ka rrëfyer detaje nga fëmijëria e tij, por edhe episode jo fort të këndshme ndodhur para viteve ’90.

I ftuar në “Abc-ja e pasdites”, Ndoka tregoi se si ishte kapur nga policia duke dëgjuar këngë të huaja.

“Kontaktet tona me këngët sllave ishin më tepër si një kundërshti ndaj regjimit, duke dëgjuar dhe muzikë që ishte e ndaluar në atë kohë. Ishin vitet ’87-’88 kur filloi ai guximi pasi ishte problem dhe për njerëzit e shtëpisë se thonin ule zërin pasi dëgjon komshiu.

Ishim në plazh në Velipojë dhe së bashku me 5-6 çuna po dëgjonim këngë sllave. Po jepej një emision me këngë sllave, pasi ishte ngritur zëri vjen policia. Atëherë vinte policia të merrte radion dhe ta konfiskonte, të gjobiste asokohe ishte 100 lekë gjoba”, tregoi Ndoka.

Me shaka, moderatori Ermal Peci tregoi se qenka arrestuar gjatë vitit kur ai kishte lindur, ndërsa Ndoka shton : Kur ti linde, unë u arrestova!

Të fundit