Flash News

KRYESORE

Nard Ndoka nxjerr emrat për Tiranën: Këto janë tre kandidatët e fortë të opozitës përballë Veliajt  

Nard Ndoka nxjerr emrat për Tiranën: Këto janë tre

Kreu i PDK, Nard Ndoka ka folur me emra se cilët janë tre kandidatët më të fortë dhe më të mundshëm të opozitës në zgjedhjet lokale për Tiranën.

Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, Ndoka shprehet se përballë Erion Veliajt tre figurat më të mundshme dhe më të forta nga opozita janë Jorida Tabaku, Klajda Gjosha dhe Dashamir Shehi.

“Jorida Tabaku është personazh në rritje në politikën shqiptare. Ka personalitet, dinjitet, eksperiencë dhe lidhje të forta me kryeqytetin. Opozita ka mjaft emra dinjitoz për Tiranën; Klajda Gjosha, kandidate potenciale dhe politikane karriere. Dashamir Shehi, politikan popullor, manaxher brilant, i dashur dhe babaxhan për tiranasit, mediatik dhe karizmatik. Nuk duhet ta mendojmë të vështirë përballjen e Tiranës; demagogjia e Veliajt, konsumi moral dhe menaxherial, ndëshkimi për keqqeverisjen lokale e qendrore, e bëjnë të lehtë fitoren e kandidatit të opozitës së bashkuar”, është shprehur Ndoka.

Sipas tij, bashkëpunimi me LSI-në ka rezultuar efikas dhe pozitiv, duke e paraqitur opozitën e bashkuar si një institucion programor, përballë qeverisë së tepsisë dhe kazanit.

“Forcimi i bashkëpunimit, axhenda e përbashkët, programi minimal dhe strategjitë për të ardhmen duhet të jenë kryefjala për më tej. Opozita e Bashkuar po tregon përngjashmëri dhe përgjegjësi për të ardhmen e vendit; debati, idetë, alternativat, vendimmarrja e përbashkët janë pikat e forta të Z.Basha në raport me aleatët dhe qytetarët. Opozita është plurale në përbërje, me ide dhe alternativa programore konkurruese, duke rritur në maksimum mbështetjen popullore dhe besimin për qeverisje më të mirë nesër”, thekson Ndoka.

Të fundit