Flash News

KRYESORE

Nard Ndoka: Opozitës i ka ngelur vetëm të bëjë revolucion me këtë kryeministër

Nard Ndoka: Opozitës i ka ngelur vetëm të bëjë

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka mendon se me kryeministrin Edi Rama që nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël për zgjidhjen e krizës, opozitës nuk ka ngelur asgjë tjetër përveçse revolucionit.

Ai shtoi se opozita është gati që të ulet në tryezë nëse ekziston vullneti i sinqertë nga Edi Rama, ndërsa deklaratat për kushtin për tryezë pa kreun e qeverisë aktuale ai i cilësoi si lojëra fjalësh nga opozita.

"Ka mbetur vetëm revolucioni. Ky kryeministër prodhon çdo ditë skandale, afera dhe paligjshmëri. Klasa politike të ndërgjegjësohet për një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët. Politika shqiptare është detyruar për të rënë dakord nga ata që flasin anglisht.

Kjo lë një shije të hidhur. I takonte Ramës si kryeministër i vendit për të bërë një hap, për ta kapërcyer këtë krizë të rëndë. I takonte Ramës që ta thërrasë një tryezë me të gjitha partitë me Bashën. Kushtet për tryezë pa Ramën?

Janë lojëra fjalësh, si nga opozita dhe shumica, kur ekziston dëshira janë të dyja partitë që kanë nënshkruar marrëveshje të fshehta, parimore dhe jo parimore ndër vite. Në momentin që Rama ka një qasje për ti dhënë zgjidhje kësaj pengese janë grupet negociatore... Kjo është më tepër për kauzën e opozitës që nuk duan të shohin Ramën", tha Ndoka në Report TV.

Të fundit