Flash News

KRYESORE

Nard Ndoka për Politiko: Gati dorëzimi i mandateve; presim konsultat me Bashën

Nard Ndoka për Politiko: Gati dorëzimi i mandateve; presim konsultat

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është pro propozimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për djegien e mandateve të deputetëve. I dalë nga listat e PD-së, Ndoka shprehet se pret që Basha të konsultohet edhe me aleatët.

“Është një propozim i pa konsultuar akoma me aleatet, por unë jam shprehur me kohe për lënien e mandateve...”, deklaroi ai për Politiko.al.

Basha deklaroi se propozimi erdhi si reflektim i mbështetjes së ardhur nga qytetarët në protestën e së shtunës.  LSI-ja dhe PAA-ja e kanë vlerësuar këtë akt politik, si të vetmin mjet për të ndryshuar situatën në vend.

Propozimi i Bashës për djegie mandatesh, nisin lëvizjet në Partinë Demokratike

Të fundit