Flash News

KRYESORE

Nard Ndoka përsërit skenarin e 2015? Paralajmëron largimin nga PD-ja e Lulzim Bashës

Nard Ndoka përsërit skenarin e 2015? Paralajmëron largimin nga

Nard Ndoka arriti me vështirësi të hynte në Kuvendin e ri, ndonëse ishte vendosur në një pozicion të favorshëm në listën e Partisë Demokratike. Tashmë që opozita katër vjeçare sapo ka nisur, Ndoka ka paralajmëruar largimin nga PD-ja, duke shkuar drejt një skenari të ngjashëm si në 2015-ën, kur në zgjedhjet lokale iu bashkua mazhorancës së drejtuar nga Edi Rama.

Ndoka shprehet se Basha është duke humbur terren si lider i opozitës, ndërsa ka anashkaluar faktorët e tjerë brenda këtij kampi. Kreu i demokristianëve thekson se Basha po përfaqëson vetëm PD-në në Kuvend, ndërkohë që Ndoka vetë tregon se preferon një bashkëpunim me LSI-në në opozitë.

Sipas Nard Ndokës, është marrëveshja me Edi Ramën ajo që po mban peng politikën shqiptare dhe agjendën opozitare.

Reagimi:

Opozita, morali dhe e vërteta!

Ka një debat sot të fryrë dhe të sponsorizuar mediatikisht për votat e deputetëve opozitarë në Kuvend, për votimin e kryetarit të kuvendit.

Z.Basha ka një përgjegjesi të madhe përpara: nuk arriti të fitojë besimin për Kryeministër, por po humb terren edhe si Lider i Opozitës.

Tendenca për të marrë vetëm timonin e PD-së, duke anashkaluar faktorët e tjerë opozitarë, është i njejti mentalitet dhe fenomen i Kryeministrit të tepsisë dhe timonit!

Z.Basha është Lideri i Opozitës, drejtues i PD-së, por edhe përfaqësues i Republikanëve, Demokristianëve, Minoriteteve dhe nacionalistave liberale të LZHK, përballe PS-së dhe qeverisë së saj.

Z.Basha ka zgjedhur me veprimet dhe mosveprimet e tij të përfaqesoje vetëm PD-në në Kuvend duke anashkaluar aleatet e tij në zgjedhje e duke krijuar një hendek dhe frymë mosbesimi.

Kjo klimë e acartë në kampin opozitar, thellohet akoma më shumë në duelin e heshtur me një tjeter parti opozitare, LSI-në, e cila po kërkon bashkëpunim dhe axhendë të përbashkët opozitare.

Marrëveshja Rama-Basha e ngjizur në orët e vona të natës, po mban peng çdo gjë në politikën shqiptare për fatin e keq edhe axhendën opozitare.

Të fundit